Holta Heba
Arsyet pse dëgjimi është shumë i rëndësishëm në procesin e komunikimit janë të shumta në numër. Që ditën e parë të shkollës na kanë mësuar se nëse tregohemi të vëmendshëm në klasë, e kemi më të thjeshtë për të përvetësuar mësimin. Gjysma e punës për të mësuar bëhej qëkur tregoheshim të vëmendshëm gjatë shpjegimit të mësueses. Suksesi i vlerësimeve të larta lidhet me aftësinë e të dëgjuarit. Edhe pse në qëllimin parësor të jetës nuk ekziston dëshira për të qenë lider, arti i të dëgjuarit mbart vlera të pazëvendësueshme në çdo fushë të jetës.
Nuk ka rëndësi se cili është pozicioni yt në punë apo në jetë. Nuk mund të jesh i mirë apo i aftë si një drejtues, prind, vëlla, motër, bashkëshort, shok, mik, komshi, nëse nuk i ke veshët e mirëstërvitur për të dëgjuar. Duke dëgjuar, i jep vëmendje asaj që duhet të kuptosh, të cilën më pas do të duhet edhe ta përdorësh duke e interpretuar pa shkaktuar deformime apo keqkuptime. Me pak fjalë, dëgjimi është një proces, i cili duhet marrë shumë seriozisht në komunikim. Në parim duket e thjeshtë, por dhe ky proces ka vështirësitë e veta. E para, jo gjithkush ka aftësi dhe dëshirë për të dëgjuar gjithkënd. E dyta, individi tërhiqet për të dëgjuar më shumë atë që mendon se do t’i vlejë, por jo në pak raste na takon të dëgjojmë edhe gjëra që nuk janë aspak të vlefshme apo të përshtatshme për veshin.
Është e kuptueshme se folësit më të mirë janë dëgjuesit më të mirë. Një dëgjues i mirë nxjerr ide, informacione dhe shumë përfundime. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të lëmë asnjë detaj pa dëgjuar, pasi nuk duhet të përjashtojmë rastet kur dëgjimi i tepruar të shpërqendron dhe të shpie në ngatërrim të informacioneve. Të dëgjuarit me vëmendje është një mënyrë shumë e mirë për të qenë edhe folës i mirë.
Nisur nga përvoja jetësore, është e ditur se njeriu më shumë dëgjon se sa flet e megjithatë sa më shumë të dëgjosh, aq më efikas je në atë çka riprodhon teksa flet. Kur dëgjon, arrin të kuptosh dhe kur kupton arrin të përdorësh atë që të intereson si dhe të shmangësh çka nuk ka vlerë për ty. Një përqindje shumë e madhe e suksesit në jetën e një drejtuesi apo një punonjësi të thjeshtë varet nga rëndësia që këto dy palë i japin dëgjimit. Mendo për një çast se sa mirë ndihet vartësi, kur dëgjohet nga drejtuesi i tij. Ky dëgjim mbështetës (empatik) bën të mundur që vartësi, përveçse të ndihet i vlerësuar, t’i japë edhe një ndihmë të madhe drejtuesit në plotësim idesh dhe informacioni, të cilat ndihmojnë në ecurinë e biznesit të këtij të fundit. Kur dikush të thotë: Dëgjo… dhe nis të flasë, dihet se po kërkon vëmendjen tënde. Kërkon që të vësh në punë veshin dhe mendjen.
Në shumë raste, gjatë komunikimit midis dy individëve, ndodh që njëri prej tyre në mes të bisedës të mëshojë më shumë me fjalën “Dëgjo”. Kjo si për t’i kërkuar mesazhmarrësit që të dëgjojë për të kuptuar, I cili duket se nuk është totalisht i përqendruar. Sigurisht që është duke dëgjuar, por jo me vëmendje. Na ndodh shpesh të gjykojmë njerëzit dhe nuk i dëgjojmë vetëm se hutohemi nga pamja e jashtme. Ndonjëherë nuk dëgjojmë mesazhin kryesor, vetëm se përqendrohemi te detajet e parëndësishme. Humbasim informacionin e saktë vetëm se veshi dhe mëndja shpërqendrohen nga zhurma fizike dhe psikologjike. Dëgjimi ndikon në formimin e njeriut dhe është krejtësisht i lidhur me mënyrën se si njeriu mendon, flet dhe realizon, prandaj dëgjo!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri