Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Podujevë, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ish-kryetarit Agim Veliu, drejtorit të planifikimit urbanistik, Durim Salihu, ish-drejtoreshës së inspeksionit, Florie Besholli, për ndërtimet pa leje në Komunën e Podujevës.
Sekretari i Qendrës së Vetëvendosjes për Podujevë, Bahri Selimi ka thënë se fillimisht kishin dërguar një kërkese për informacion në Drejtorinë e urbanizmit, për t’i marrë disa informata në lidhje me etazhitetin e ndërtimit, por edhe sipërfaqet e ndërtimit.
“Ne fillimisht kemi dërguar një kërkese me tri pyetje në drejtorinë e planifikimit urbanistik, pyetjet janë këto: Sa është etazhiteti i ndërtimit në zonën e qytetit? Sa është sipërfaqja minimale për ndërtim? Dhe sa është indeksi i shfrytëzimit të parcelës? Në përgjigjen me shkrim nga Drejtoria e planifikimit urbanistik, kemi marrë përgjigjet kështu: indeksi i shfrytëzimit të parcelës është 45 për qind, etazhiteti i ndërtimit është plus shtatë, dhe sipërfaqja minimale për ndërtimin është dhjetë ari, apo njëmijë metra katrorë”, ka thënë Selimi.
Selimi thotë se ndërtimi i dy objekteve sa i përket etazhitetit dhe sipërfaqes është në kundërshtim me rregulloren e planit urbanistik, ndërsa njëri objekt ka plus tri më shumë, ndërsa tjetri është dy kate më shumë.
“Bazuar në këto përgjigje ne kemi konstatuar se dy ndërtime janë në kundërshtim me rregulloren e planit urbanistik. Objekti i parë është Beni Dona, i ndërtuar në qendër të qytetit i cili i ka karakteristikat e etazhitetit plus dhjetë, që del në kundërshtim me atë se çfarë ata kanë dhënë përgjigje vetë, dhe me këtë kuptojmë se etazhiteti ka kaluar plus tri kate. Ndërsa shfrytëzimi i parcelës është 100 për qind nga 45 për qind sa është e planifikuar. Objekti tjetër është i ndërtuar nga ‘Adriatiku SHPK’, gjithashtu në zonën e qytetit e cila etazhitetin e ndërtimit e ka P plus 9, që nënkuptojmë se kemi dy kate tejkalim të etazhitetit, ndërsa shfrytëzimi i parcelës është 100 për qind, që i bie se është në kundërshtim nga ajo që është 45 për qind”, ka thënë Selimi.
Selimi thotë se bazuar në provat që kanë dorëzuar, del se këta persona kanë bërë vepër penale, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, andaj ka kërkuar nga prokuroria të iniciojë rastin dhe Gjykata Themelore të nxjerrë një aktgjykim për personat në fjalë.
“Bazuar në provat që sapo dorëzuam, e cila është përgjigjja me shkrim, dy fotografitë që e vërtetojnë këto dy ndërtime del se personat në fjalë kanë bërë vepër penale bazuar në nenin 368 dhe 422, keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ne kërkojmë nga prokuroria që të inicio rastin dhe Gjykata Themelore të nxjerrë një akt gjykim të merituar për personat në fjalë”, ka thënë Selimi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri