Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të jetën të pranishëm ditën e hënë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku do forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare do të ekspozojnë aty armatimet.

vlcsnap 2023 05 18 10h05m59s650  1


“Defender Europe 23, në zemër të Tiranës!” Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare krah për krah në sheshin “Nënë Tereza”. Çdo qytetar është i ftuar të shohë nga afër armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s. Shihemi të hënën, datë 22 maj, në orën 10:00 në këtë ngjarje që nuk duhet ta humbasësh!”.

Në këtë stërvitje, në vendin tonë do ngrihet Brigada Ndërkombëtare, pjesë e “Task Force South”, me kontribute nga vendet e Iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut”. /Telegrafi/