Defekt në gypin furnizues, ndërpritet uji në 12 fshatra të Skenderajt

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se në Skenderaj është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në 12 fshatra, për shkak të një defekti në gypin kryesor të furnizimit.
Sipas njoftimit të publikuar, defekti ka ndodhur në gypin e furnizimit Ø315 në fshatin Klinë e Ulët, prej nga furnizohen 12 fshatra.
“Për shkak të një defekti në gypin e furnizimit Ø315 në Klinë të Ulët, ku furnizohen 12 fshatra, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të prekura, duke bërë të ditur se furnizimi do të rikthehet pasi të përfundojnë punimet e nevojshme për sanimin e defektit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































