Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është realizuar shenjëzimi vertikal në një rrugë që është degëzim i rrugës “Ilaz Kodra”, e cila tashmë është bërë njëkahëshe.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ndryshimi është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe lehtësimit të qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të qytetit.


Komuna ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat e vendosura dhe vendimin për qarkullim njëkahësh, në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe të sigurohet një komunikacion më i rregullt.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat e vendosura dhe vendimin për qarkullim njëkahësh në këtë rrugë, në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe të kontribuojmë së bashku për një komunikacion më të sigurt dhe më të rregullt”, thuhet në njoftim.

Komuna e Skenderajt ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/