Debutim ëndrrash në elitën e futbollit çek, Zyba: Vuajta shumë deri te transferimi, tani jam i lumtur

Qëndrim Zyba ka kompletuar dy javë më parë transferimin te Slovan Libereci në Superligën e Çekisë nga Ballkani.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar 350 mijë euro nga shitja e Zybës, megjithatë transferimi i tij në Republikën Çeke nuk ka qenë aspak i lehtë.
Telegrafi merr vesh se negociatat kanë zgjatur më shumë se një muaj dhe Ballkani fillimisht nuk dëshironte të dëgjonte për ofertat për mesfushorin.
Lojtari ka vuajtur shumë deri sa u realizua transferimi, megjithatë tani ka harruar atë periudhë jo të mirë.
“Nuk shkoi ashtu siç kisha planifikuar te Legia dhe klubi polak kishte të drejtën e blerjes së kartonit për 350 mijë euro. Megjithatë një ofertë e tillë erdhi nga Libereci dhe te Ballkani nuk donin të dëgjonin për të pasi kërkonin me çdo kusht të më mbanin dhe donin që të isha pjesë e klubit”.
“Unë personalisht doja me çdo kusht të largohesha dhe isha në presion të madh, vuaja pasi mendoja se nuk do të largohesha. Por pas shumë negociatave mes klubeve transferimi u kompletua, megjithatë mund të them se kam vuajtur shumë në ato javë dhe për këtë janë në dijeni vetëm menaxherët e mi, familja dhe rrethi i ngushtë i imi”, tha Zyba për Telegrafin.
“Dua ta falënderojë edhe klubin tim të qytetit Ballkanin dhe presidentin Arsim Kabashi që në fund kanë marrë parasysh dëshirën time për të luajtur në Evropë dhe kanë gjetur marrëveshjen me Liberecin. Për mua primare ishte të luaja në Evropë shkaku edhe i Kombëtares dhe të bëj një karrierë më të mirë”, shtoi Zyba.
Përpos 350 mijë eurove nga Slovan Libereci, Ballkani ka fituar edhe 100 mijë euro nga Legia Varashavë për huazimin gjashtë mujor të mesfushorit në Poloni.
Me tu transferuar te Libereci, Zyba ka gjetur sërish lumturinë pasi ndodhet në një klub profesionist dhe ndër më të mëdhenjtë në Republikën Çeke.
“Pritja që mu është bërë në Liberec ka qenë fantastike. Për besë mendoja se nuk do të vija më këtu pasi negociatat ishin të stërzgjatura dhe fillova të mendoj se klubi do të hiqte dorë nga unë”.
“Gjithsesi të gjithë në klubin tim kanë insistuar për transferimin tim dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, tha Zyba.
Libereci është një klub i respektuar në Çeki pasi ka edhe tre tituj kampioni dhe dy kupa të shtetit të fituara, derisa më parë në të ka luajtur edhe Herolind Shala.
“Kënaqësi që më parë ka luajtur një futbollist kosovar këtu si Herolind Shala dhe të gjithë në klub e kujtonin si një futbollist jashtëzakonisht profesionist dhe një djalë shembullor”.
“Gjithsesi përveç në klub edhe në qytet jam pritur mirë pasi ka edhe këtu shqiptarë që jetojnë dhe më është bërë një pritje e shkëlqyer”, vazhdoi tutje Zyba për Telegrafin.
23-vjeçari bërë një debutim fantastik me Liberecin, ku në ndeshjen e parë asistoi në fitoren 1-3 në udhëtim te Karvina.
“Nuk kam edhe shumë kohë që jam me klubin dhe për atë trajneri nuk ka dashur të rrezikoj për të më inkuadruar nga minuta e parë. Gjithsesi jam shumë i lumtur që për ato minuta sa luajta kam kontribuar me asistim në fitoren e klubit tim”, tha Zyba.
🎥 Vedeme o dvě branky! https://t.co/kRSbJK9Ldz pic.twitter.com/GWodAZfwM7
— FC Slovan Liberec (@FCSlovanLiberec) July 21, 2024
Ai e sheh klubin çek si një mundësi të mirë të luaj më shumë, të rritet dhe më vonë të bëj një hap më të madh në karrierë.
“Qëllimi im është të luaj rregullisht, të gjej ato minutat që nuk i kam pasur dhe pastaj të bëj edhe hapin e madh në karrierë pasi si çdo futbollist edhe unë ëndërroj që një ditë të luaj në top ligat evropiane”, vazhdoi tutje mesfushori therrandas.
Zyba është pjesë e Kombëtares së Kosovës, por pasi nuk ishte duke luajtur te Legia ai nuk është ftuar në mars dhe në qershor. Gjithsesi ai tani pret që të kap formën më të mirë dhe të rikthehet në Kombëtare.
“Për çdo futbollist Kombëtarja është e shenjtë dhe mezi presin grumbullimin. Mua më mbetet të luaj sa më shumë, të punoj sa më shumë dhe pastaj është trajneri ai që vendos për ftesë ose jo”.
“Gjithsesi sa më përket mua unë gjithmonë dhe në çdo kohë do të jem i gatshëm për Kombëtaren, sa herë të më kërkohet të jap kontributin pasi është nderi më i madh që më është bërë duke veshur fanellën e Kosovës”, tha Zyba.
Ndeshjen e radhës Zyba me skuadrën e tij do ta zhvillojnë si nikoqir të Sigma Olumuc të dielën me fillim nga ora 14:30. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe