LAJMI I FUNDIT:

Dëbora sjell probleme në Shkodër e Kukës, disa rrugë të pakalueshme e fshatra pa energji elektrike

Dëbora sjell probleme në Shkodër e Kukës, disa rrugë të pakalueshme e fshatra pa energji elektrike

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës.

Bëhet me dije se akset rrugore Bogë-Theth dhe Kirë-Shosh janë të pakalueshme, ndërsa mungon energjia elektrike nga Bregu i Lumit deri në Prekal, në Njad-Rrethina si edhe në fshatin Bardhaj.

Edhe në Vaun e Dejës janë bllokuar disa rrugë në Njad-Temal dhe Shllak, ndërsa pa drita kanë mbetur të gjithë fshatrat e këtyre njësive.


Gjithashtu dhe në disa fshatra të Njad-Hajmel dhe Vig-Mnele mungon energjia elektrike. Në bashkinë e Fushë-Arrëzit janë të bllokuara nga dëbora rrugët rurale të Njad-Iballë.

Edhe në qarkun e Kukësit janë regjistruar problematika, ku kanë mbetur pa energji një sërë fshatrash, konkretisht fshatrat: Kam, Kepeneg, Njësia Administrative Bytyç, fshatrat Padesh, Myhejan, Njësia Administrative Tropojë, Bashkia Tropojë, Njësia Administrative Topojan, Shishtavec Tërthore, Kolsh, Surroj fshatrat Pistë Gdheshtë, Njësia Administrative Malzi, Lagjia Drinas, Njësia Administrative Qendër Kukës, Bashkia Kukës. Fshatrat Kishaj, Pogaj, Domaj, Njësia Administrative Gjinaj, fshatrat Peraj, Zgjeç, Bardhaj, Helshan, Kosturr, Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori