Gjykata Administrative e Solothurner të Zvicrës, ka vendosur ta dëbojë kosovarin me familje.
29 vjeçari shqiptar kishte shkuar në Zvicër në vitin 1992 në kuadër të bashkimit familjar, por që vazhdimisht bënte vepra penale.
Së fundmi, më 11 dhjetor 2014, ai u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Lartë e Bernës për trafikim dhe tentativë për vrasje.
Bashkëshortja e tij kishte ardhur nga Kosova në Zvicër në vitin 2012 në kuadër të bashkimit familjar, por asaj dhe fëmijëve i ishte refuzuar vazhdimi i lejes së qëndrimit dhe i ishte vendosur një afat për lëshim të Zvicrës për 31 mars 2016.
Nisur nga ky dënim, Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit, në janar 2016 ia ka tërhequr atij lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) dhe ka vendosur dëbimin e tij nga Zvicra, shkruan solothurnerzeitung, përcjell Telegrafi.
Me një ankesë të bërë në Gjykatën Federale, avokatja e tyre kishte kërkuar sërish që familja të lejohej të qëndronte në Zvicër por gjykata nuk kishte treguar fare mëshirë duke ia hedhur poshtë ankesën.
Sipas kësaj, shqiptari duhej që përfundimisht të lëshonte Zvicrën, ditën që do të përfundonte vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i gruas dhe fëmijëve u kthye në Gjykatën Administrative që ajo të merrte vendimin.
Ndërkaq gjykata me 21 mars 2018 e ka korrigjuar vendimin e mëparshëm duke ua vazhduar lejen e qëndrimit gruas dhe fëmijëve deri në datën e përfundimit të vuajtjes së dënimit të kryefamiljarit.
Kjo tolerancë u bë për në arsyen se gruaja nuk kishte rënë ndonjëherë në kundërshtim me ligjin dhe familja nuk kishte shfrytëzuar asnjëherë ndihma sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite