Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka raportuar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, më datë 29 mars 2018.
Sipas një njoftimi, me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ka pranuar ftesën për intervistim, me qëllim që puna të shkojë sa më saktë, derisa në mënyrë kronologjike ka sqaruar në detaje të gjitha takimet e zhvilluar atë ditë, duke thënë se gjatë kohës derisa po drejtonte mbledhjen e qeverisë ka pranuar një telefonatë nga një diplomat i cili e ka pyetur për rastin në fjalë.
I pyetur nëse 29 marsi është momenti i parë kur ka dëgjuar për rastin në fjalë, Kryeministri Haradinaj tha se e vërteta është se jo vetëm se është njoftuar më 29 mars, por për herë të parë për këtë rast ka dëgjuar ndërmjet orës 11-12, derisa shtetasit turq janë dëbuar nga Kosova në orën 10:50.
Ndërkaq, duke folur për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, kryeministri Haradinaj tha se më datën 29 iu është drejtuar personave në fjalë duke kërkuar sqarime shtesë nga ana e tyre, derisa të nesërmen me datë 30 mars ka kërkuar dorëheqjen e tyre, duke e vlerësuar se që të dy ishin përgjegjësit për këtë rast, për të cilin nuk është njoftuar Kryeministri Haradinaj.
“Që të dy kanë qenë përgjegjës që ta lajmërojnë Kryeministrin për vendimin për dëbimin e shtetasve turq. Duke qenë se ky është diskrecion dhe se në bazë të hierarkisë vetëm ata ishin përgjegjës, unë kam marrë vendim për shkarkimin e tyre”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se arsyeja e kërkesës së shkarkimit është bërë në bazë të dy arsyeve, shkak i ngutisë së aksionit dhe mosinformimit të Kryeministrit.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se dëbimi i shtetasve turq ka qenë një mënyrë e nxituar, sepse ka mundur të shkojë ndryshe nëpër etapa që i parasheh ligji, dhe çështja tjetër është se nuk ka qenë i informuar për këtë.
“Deri në ditët e sotme asnjëherë askush nuk më ka kërkuar nga zyrtarët shtetëror të Turqisë mbylljen e shkollave turke. Me Republikën e Turqisë jemi të interesuar për një marrëdhënie të qëndrueshme”, tha kryeministri Haradinaj.
Po sipas njoftimit, kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe faktin se puna e këtij Komisioni, përgjigja pozitive nga ana e tij për të dhënë sqarimet e kërkuara dhe veprimet që ka ndërmarrë Qeveria menjëherë pas këtij rasti, duke e krijuar një mekanizëm të ri të ndjekjes së protokollit për këto raste, janë praktikë e mirë, presedan i mirë në favor të transparencës karshi opinionit dhe funksionimit demokratik të institucioneve.
Më tej, Kryeministri Haradinaj ka ritheksuar qëndrimin e tij, se institucionet e Kosovës, veçmas ato të sigurisë janë kredibile dhe profesionale dhe se nuk duhet humbur besimi në to, derisa rasti i gylenistëve është vetëm një rast i izoluar për të cilin Qeveria ka ndërmarrë masat e menjëhershme që kjo të mos ndodhë më.
Më pas Kryeministri Haradinaj i është përgjigjur deputetëve në pyetjet për këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës