LAJMI I FUNDIT:

DEA-ja amerikane sekuestron sasi të mëdha të fentanilit, të mjaftueshme për të mbytur çdo person në SHBA

DEA-ja amerikane sekuestron sasi të mëdha të fentanilit, të mjaftueshme për të mbytur çdo person në SHBA

Agjencia amerikane e sigurisë e specializuar në luftimin e trafikantëve të drogës e njohur si DEA, ka njoftuar se ka sekuestruar më shumë se 379 milionë doza potencialisht vdekjeprurëse të fentanilit gjatë këtij viti, pasi kartelët meksikanë vazhdojnë të vërshojnë SHBA-në me opioidin sintetik të lirë, që po shkakton një numër rekord vdekjesh si rezultat i mbidozimit.

Më shumë se 4.5 ton pluhur fentanil dhe 50.6 milionë tableta të fentanil u sekuestruan. Ky është dyfishi i numrit të pilulave të konfiskuara në vitin 2021, kur më shumë se 107 mijë amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës. Dy të tretat e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga fentanili, transmeton Telegrafi.

Anne Milgram, drejtoresha e DEA, tha se konfiskimet e agjencisë këtë vit përmbanin mjaftueshëm fentanil sa “për të vrarë të gjithë në Shtetet e Bashkuara”, shtet ky me rreth 330 milionë banorë.


“Prioriteti kryesor operacional i DEA-s është të mposhtë dy kartelët meksikanë të drogës, Sinaloa dhe Jalisco (CJNG), të cilat janë kryesisht përgjegjëse për fentanilin që po vret amerikanët sot”, shtoi Milgram.

Një hetim i Washington Post zbuloi se fentanili i paligjshëm, është bërë shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët midis moshës 18 dhe 49 vjeç. Mbidozat fatale të fentanilit janë rritur 94 për qind që nga viti 2019, dhe droga tani merr më shumë jetë në SHBA sesa aksidentet me vetura, dhuna me armë apo vetëvrasja.

Fentanili, 50 herë më i fortë se heroina, është kthyer në një biznes miliarda dollarësh për kartelët e drogës që e prodhojnë atë.

“Shumica e fentanilit të trafikuar nga kartelët Sinaloa dhe CJNG prodhohet në masë në laboratorët klandestine në Meksikë, me kimikate me burim kryesisht nga Kina,” tha DEA në një deklaratë.

Droga është zakonisht në pilula të krijuara për t’u dukur si qetësues kundër dhimbjeve me recetë. Disa tregtarë në SHBA shtojnë gjithashtu metamfetaminën, kokainën dhe droga të tjera me pluhur fentanil, për të rritur efektin dhe për të tërhequr më shumë klientë.

DEA paralajmëroi muajin e kaluar se 6 nga 10 pilulat ilegale fentanil të shitura në rrugët e SHBA-së, tani përmbajnë dozën potencialisht vdekjeprurëse, që është një rritje nga 4 nga 10 krahasuar me vitin e kaluar.

Agjentët amerikanë thanë se kartelët rritën fuqinë e pilulave të tyre në përgjigje të kërkesës së tregut për doza më të forta nga klientët që zhvillojnë një tolerancë ndaj opioideve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori