LAJMI I FUNDIT:

De Ligt preferon Barcelonën para Unitedit

De Ligt preferon Barcelonën para Unitedit
Matthijs de Ligt (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Ajaxit dhe Holandës, Matthijs de Ligt, kanë pranuar se ai preferon Barcelonën para Manchester Unitedit.

De Ligt luajti të shtunën në fitoren 3-0 të Holandës  kundër kombëtares së Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i talentuar u pyet nëse ai preferonte Barçën apo Manchester Unitedin për një transferim.


Barcelona me ofertë të lartë për dyshen De Ligt e De Jong
Lexo po ashtu Barcelona me ofertë të lartë për dyshen De Ligt e De Jong

“Ajax! Gazetat duhet të shkruajnë, është normale”, u përgjigj fillimisht 19-vjeçari në pyetjen e gazetarit.

De Ligt llogaritet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur

Gazetari pastaj i kërkoi atij të zgjedhë mes “shiut” të Mançesterit dhe ‘diellit’ të Barcelonës për një fundjavë.

“Hahaha, Barcelona, më pëlqen dielli”, ishte përgjigja e De Ligt.

Man City rivalizon Barçën për dyshen De Jong dhe De Ligt
Lexo po ashtu Man City rivalizon Barçën për dyshen De Jong dhe De Ligt

De Ligt ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Camp Nou tash e disa kohë dhe më shumë kohëve të fundit pas lëndimeve të Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen.

Për holandezin interesim ka shprehur edhe skuadra italiane, Juventusi dhe ajo angleze Manchester City, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori