Kevin De Bruyne ka disa muaj që ka mbetur pa një agjent, pasi ish-menaxheri i tij ka përfunduar prapa grilave.

Patrick De Koster është arrestuar nga autoritetet belge nën dyshimin për pastrimin e parave dhe nga shtatori i vitit të kaluar, De Bruyne nuk ka më agjent.


Tani lojtari i vetëm po e diskuton vazhdimin e kontratës me Manchester Cityn, ku ofertën e parë e ka refuzuar.

28-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2023, ndërsa City i ka ofruar zgjatjen e saj, por belgu ka mbetur i pakënaqur me pagën që i është ofruar.

2.de bruyne

Ka qenë ish-futbollisti i Manchester Cityt, Trevor Sinclair që ka thënë se belgu nuk ka agjent dhe se kjo është fantastike.

“De Bruyne nuk ka asnjë agjent, ai po vepron vetë, gjë që unë mendoj se është fantastike”.

“Ai e di vlerën e tij, nëse nuk e dini në moshën 28 vjeçare, atëherë është diçka që nuk shkon mirë”.

9f62b8625f914a002496335037e9ad97 1609695753

“Belgu e di se cila është shuma që do ta fitojë dhe për këtë po diskuton vet detajet financiare, ai dëshiron të jetë lojtari më i paguar në klub”, deklaroi Sinclair.

Ish-futbollisti anglez ka zbuluar edhe problemin e madh, pasi thotë se De Bruyne dëshiron të jetë lojtari më i paguar në klub.

96344 lionel messi to man city could still happen but mega transfer and astronomical wages might affect new deal for kevin de bruyne

“De Bruyne dëshiron të jetë lojtari më i paguar në klub pavarësisht se kush transferohet te City dhe kjo është një problem për klubin nëse ata duan të transferojnë Lionel Messin”, ka deklaruar Sinclair.

Për momentin De Bruyne është lojtari më i paguar në klub me 18 milionë funte në vit, por që belgu dëshiron të fitojë shumë më shumë me kontratën e re. /Telegrafi/

telegrafi sport app