LAJMI I FUNDIT:

De Biasi konfirmon: Largohem pas kualifikimeve të Botërorit

De Biasi konfirmon: Largohem pas kualifikimeve të Botërorit

Pas pesë vjetësh e gjysmë, aventura e Gianni De Biasit me Shqipërinë erdhi në fund. Në konferencën për shtyp të kësaj të marte, trajneri hoqi cdo dyshim mbi të ardhmen e tij duke e bërë të qartë vendimin e largimin e tij.

“Në fund të eliminatoreve nuk do të jem më në stolin e Shqipërisë dhe besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja. Jeta është cështje cikli, ka një fillim, ka dhe një fund dhe vjen një moment kur dikush duhet të zgjedhë rrugën e tij. Nuk është cështje financiare është thjesht cështje cikli. Unë për sa kohë do të jem këto do të jap 110 përqind dhe s’ma heq askush dëshirën për të punuar dhe për t’u përfshirë në cështjen shqiptare. Gjithsesi nuk e di nëse do të jem në ndeshjen e ardhshme”, shtoi ai.

Fitoren ndaj Izraelit De Biasi e cilësoi dhe si një fitore ndaj atyre që i kishin përgatitur funeralin.


“Fitorja me Izraelin ishte dicka shumë e bukur dhe lojtarëve ja bëra të ditur dhe pas ndeshjes që më në fund arritëm të largonim ato 3 centimetra pluhur nga mendja që na bllokonte dhe isha I lumtur sepse prej kohësh klima që ekzistonte para ndeshjes më la një shije të keqe. Unë ja kam thënë dhe lojtarëve, forca juaj është grupi. Nëse humbisni besimin dhe mbështetjen për njëri-tjetrin atëherë gjithcka e mirë që kemi bërë do të humbasë. Pas ndeshjes me Luksemburgun e kisha lakun dhe fyt dhe doja të largohesha, por vendosa të luftoj dhe në 5-6 ditë punova psikologjikisht me lojtarët, duke biseduar shumë me ta madje dhe duke u hakërryer. U përpoqa t’i motivoja të gjithë dhe të fusja në marsh këtë makinë që nuk donte të ecte”, theksoi italiani.

Gjithsesi De Biasi e bëri të qartë se nuk ka asnjë krizë me presidentin Duka, madje ai është ndër personat që vlerëson më tepër.

“Nuk ka asnjë krizë mes meje dhe presidentin. Pas ndeshjes me Izraelin disa nga ju më bënë varrimin, pasi kishim 5 humbje radhazi. Janë disa situata në jetë ku secili duhet të ndjejë besimin dhe konsideratën. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Dukën, edhe jashtë fushës është person shumë i mirë. Aspekti personal dhe human shkojnë bashkë, në aspektin human janë bërë disa gabime të pafalshme. Besoj që nëse Federata e donte Gianni De Biasin do të fliste me parë dhe jo tani, sepse nuk funksionon kështu. Kur humbasim jam unë fajtori, kur fitojmë fitojnë lojtarët, futbollistët e të tjerët. Gjërat nuk duhet të funksionojnë në këtë mënyrë”, u shpreh ai.

Gjithsesi në fund, De Biasi e cilësoi rrugëtimin e tij me Shqipërinë si më të bukurin e karrierës së tij.

“Përvoja më e bukur e jetës sime, sepse takova njerëz fantastik dhe krijova një ide të bukur mbi shqiptarët. Për fat të keq ka paragjykime për shqiptarët por zbulova dicka tjetër. Në aspektin e punës ishte dicka shumë e bukur sepse arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm dhe pata një përvojë ndërkombëtare. Gjithashtu u ndjeva shumë krenar kur mora nënshtetësinë sepse u ndjeva pjesë e juaja. Pavarësisht këtij debati të fundit të pesë humbjeve radhazi, besoj se kemi bërë gjëra të mirë dhe mos harrojmë që kemi qenë deri në vendin e 22-të në Fifa dhe nuk besoj se kjo do të përsëritet shumë shpejt”, përfundoi tekniku italian.

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori