LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj takojnë strukturat e AAK-së në Zvicër

Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj takojnë strukturat e AAK-së në Zvicër

Deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj po qëndrojnë në Zvicër, ku në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët atje, sot u pritën në një takim nga strukturat e AAK-së në Zvicër.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj u shpreh se ishte tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.

“Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria”, tha ai.

Haradinaj ndër të tjera tha se “mërgata shqiptare në Zvicër përpos ruajtjes së vlerave kombëtare brez pas brezi, me energjinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes po ndihmon avancimin dhe afirmimin e Kosovës botërisht”.

“Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona. Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën”, deklaroi Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori