LAJMI I FUNDIT:

Daulina Osmani akuzon PDK-në për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit për Lojërat Mesdhetare

Daulina Osmani akuzon PDK-në për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit për Lojërat Mesdhetare

Zëvendës-ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani ka akuzuar PDK-në për bllokimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pasi e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Daulina Osmani ka reaguar me anë të profilit të saj privat në Facebook, duke akuzuar partinë opozitare, PDK-në, për bllokimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

E dyta e MKRS-së ka thënë se PDK ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Lojërat Mesdhetare, edhe pse sipas saj ky Ligj nuk ka asnjë të metë, si në aspektin procedural ashtu edhe atë përmbajtësor.


Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Lexo po ashtu Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Postimi pa ndërhyrje i Daulina Osmanit

Kur e fituam të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, PDK tha që është historike. E njëjta PDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Lojërat Mesdhetare, duke e bllokuar organizimin e Lojërave për një kohë të pacaktuar.

Lojërat Mesdhetare janë projekt shtetëror në interes të Republikës tonë dhe të çdo qytetari.

Kjo është dëshmi e qartë që interesin e ngushtë personal dhe grupor e vendosin mbi interesin shtetëror.

Ligji nuk ka asnjë të metë, si në aspektin procedural ashtu edhe atë përmbajtësor. Prandaj, do të dështojnë. Kosova do të fitojë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori