"Dasmë nënujore": Çifti në Turqi zhyten në ujë, për të thënë "Po" në thellësitë e detit

Një çift i dashuruar u martua në mënyrë unike nën ujë në Turqi, më 26 korrik.
Ilhami Bilecen, zhytës amator, dhe Ozlem Sayin, teknikë mjekësore, zgjodhën të kryenin ceremoninë në gjirin ku u takuan për herë të parë.
Ata u zhytën së bashku me pajisjet speciale të zhytjes, së bashku me kryetarin e bashkisë Gelibolu, Ali Kamil Soyuak, dhe dëshmitarët.
Nën ujë, ata shpalosën një banderolë me mbishkrimin "Po".
Pas ceremonisë, çifti u rikthye në breg dhe firmosën në regjistrin e martesës para të ftuarve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































