Poezi nga: Nohelia Reyes Molina
Përktheu: Bajram Karabolli
Me një prej atyre që quhen zotërinj
nga koka te këmbët, nga ata që kanë
fije argjendi në flokë për shkak të kohës,
siç thotë një këngë, nga ata që zjarr lëshojnë
me qëndrimin e tyre prej kavalieri …
Me një prej atyre të cilët përvoja i mësoi
si preket, si dashurohet dhe si respektohet një femër …
Dashurohu me një zotëri, për të cilin koha është flori,
të cilin pjekuria e ka bërë më ngashënjyes …
Me një zotëri që e di mirë se si
të puth nga koka te këmbët dhe nga koka te shpirti,
derisa lëkura të lëshon mornica dhe mbushesh me kënaqësi,
me pak përkëdhelje të bën të prekësh qiellin,
dhe të bën të biesh plotësisht në duart e tij …
Dashurohu me një zotëri që si askush tjetër
mbulon çdo centimetër të trupit tënd …
Dashurohu me një burrë që për të je si një vajzë e vogël,
që të trajton si një zonjë dhe të do si një grua,
një nga ata që të zgjojnë kureshtjen me aq shumë mister,
që kanë një fjalor aq shumë të mrekullueshëm …
Me një zotëri që njeh kufijtë e veprimeve të tij
Dhe që di mirë ç’është respekti për një grua …
Si një e çmendur dashurohu me një zotëri,
që puth me mall dhe nuk do të di çfarë thotë shoqëria,
një burrë që i intereson ajo që i ka mbetur për të jetuar,
një burrë që të bën të ndjesh se kur nuk je pranë tij,
atëherë jeta nuk ka fare kuptim …
Dashurohu me një si ky që them unë
dhe ta dish se ke për të qenë një ditë
një zonjë e madhe dhe pronare e zemrës së tij …
Dashurohu me një zotëri të moshuar …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1932: Fundi tragjik i qëndistares së flamurit të Pavarësisë

Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

“Mentaliteti turk vështirë e pranon homoseksualitetin”

Ndërroi jetë Qenan Sheji

Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!

Dy dashuritë e mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm