"Dashuri si në përralla", Teuta Krasniqi publikon një fotografi të veçantë teksa përqafohet nga Adonisi (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi aktualisht ndodhet në pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Adonisin.
Ata kanë shkuar së bashku në Bullgari, teksa kanë vizituar qytetin antik të Nesebarit, ndërsa duken mjaft të lumtur së bashku në këtë udhëtim.
Këtë gjë e vërteton edhe një fotografi e Teutës, e publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në një përqafim shumë të ngrohtë përkrah bashkëshortit të saj.
“Dashni”, shkruan aktorja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, e cila është shumë komentuar dhe ka marrë mijëra pëlqime nga fansat.
Në këtë udhëtim të tyre, bashkë me ta janë edhe motra e Teutës, Bubulina me bashkëshortin e saj, dhe dy vajzat e saj: Tara dhe Kaia. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































