Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për klimën e investimeve, ku ofrohet informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës.
Në raport DASH-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme siç ishin, tërmeti i vitit 2019, pandemia COVID-19 dhe ndikimet ekonomike të agresionit rus në Ukrainë.
“Pas një tkurrjeje prej 3.5 për qind në vitin 2020, ekonomia e Shqipërisë u rikuperua, duke u rritur me 8.9 për qind në vitin 2021, 4.9 për qind në 2022, me vlerësime që e vendosin rritjen e vitit 2023 në 3.4 për qind”, thuhet në raport.
Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se megjithatë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.
“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë përparim në kufizimin e korrupsionit në nivel të ulët, duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrembëruar, ekonominë e madhe joformale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve.
Raporti kujton se Shqipëria vazhdon të qëndrojë keq në treguesit e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës Transparency International.
Në vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 98 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2022, por ende prapa renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta.
“Shqipëria vuan nga një sektor i madh joformal dhe nga veprimtaritë e pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7-tës, e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në 2020. Nga viti 2020-2022, vendi iu nënshtrua katër raporteve vijuese dhe përmirësoi punën duke çuar në heqjen nga lista gri në tetor të vitit 2023”.
Komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët raportojnë se ata mund të jenë objektiv i zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale, thuhet në raport.
“Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri”, thuhet në raportin e DASH-it në të cilin theksohet se “përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.
Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.
“Investitorët amerikanë hasin në sfida për shkak të korrupsionit dhe vazhdimësisë së praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.
DASH-i thekson se të drejtat e pronësisë vazhdojnë të paraqesin sfidë në Shqipëri, sepse është vështirë të merret një certifikatë pronësie e pakontestuar.
“Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë në mënyrë të paligjshme një titull për pronësinë e tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka shfaqur vullnet për të trajtuar këtë problem, por pa përparim”, thuhet në raport.
DASH-i përmend faktin që Shqipëria ndërmori reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin sistemik duke theksuar se vendi “ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPO) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI), pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma në drejtësi mbështetet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe zbatimi është në vazhdim, me pritshmëri që suksesi i saj të përmirësojë përfundimisht klimën e investimeve në vend”. (VOA)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës