Tifozët e Kosovës janë nisur në kortezh drejt stadiumit përpara ndeshjes gjysmëfinale të ‘playoff’-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, që nis në orën 20:45.

Atmosfera në qytet është elektrizuese, me mbështetje të madhe për ekipin kombëtar dhe tifozë të vendosur të krijojnë një mbrëmje historike për Kosovën.


Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesin e çiftit tjetër, Turqi-Rumani, për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse ndeshja është klasifikuar si me rrezikshmëri të lartë, autoritetet sllovake kanë marrë masa të rrepta sigurie për të garantuar rend dhe qetësi gjatë gjithë ngjarjes.

Prezent në stadium sot pritet të ketë mbi gjashtë mijë tifozë, kjo pasi sipas informacioneve që kanë qarkulluar, tifozët kosovarë kanë arritur të sigurojnë bileta edhe në sektorin vendas.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.

Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/

telegrafi sport app