Dardan dhe Hava publikojnë fotografitë e martesës
Reperi i njohur me prejardhje shqiptare, Dardan, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani, ka ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta nga martesa me bukuroshen e quajtur, Hava.
Ceremonia u mbajt në Prishtinë, ku morën pjesë vetëm miq të ngushtë dhe familjarë, duke e bërë ngjarjen intime dhe larg syrit të publikut.
Përveç atmosferës moderne, në dasmë u përfshinë edhe elemente tradicionale shqiptare, të cilat e bënë ditën edhe më të veçantë e të paharrueshme.
Pas përfundimit të ceremonisë, Dardan ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi ku shihet krah bashkëshortes së tij, të cilat menjëherë kanë marrë vëmendjen e fansave.
Ai ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por shumë domethënës për të shënuar fillimin e këtij kapitulli të ri në jetën e tij: “Mr & Mrs”.
Ky moment i rëndësishëm vjen në kulmin e suksesit të reperit, i cili prej kohësh është një nga emrat më të spikatur në skenën muzikore shqiptare dhe gjermane.
I njëjti vjen shpesh në trojet shqiptare dhe mban koncerte nga më të ndryshmet. /Telegrafi/




























































