Pa Timo Wernerin në skuadër, trajneri RB Leipzig , Julian Nagelsmann, do të këtë dikë tjetër që do të jetë i rrezikshëm në sulm.

Njëri nga ata lojtarë është spanjolli Dani Olmo, i cili nënshkroi me klubin gjerman në dimrin që e lamë pas.


"Dani ka aq shumë cilësi sa që do të mund të luante në çdo pozicion", thonë ish-trajnerët e tij në Spanjë, ku edhe e ka nisur futbollin.

GettyImages 1250314170 Timo Werner e Dani Olmo (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images)

Pasi filloi të bëjë emër për veten e tij, ai u zhvillua më tej pasi u bashkua me Dinamo Zagrebin, ku i rriti aftësitë e tij derisa u transferua te RB Leipzig.

Gjuajtja e tij, inteligjenca në fushë, shkathtësia e tij në zonë të ngushta me kundërshtarë dhe aftësia për të gjetur hapësirë,  ​​e bëjnë atë një lojtar të përsosur dhe një makth për mbrojtësit që të përballen.

GettyImages 1251016184 Daniel Olmo Carvajal në aksion (Foot: Maja Hitij/Getty Images)

Me një skuadër dinamike si RB Leipzig, Olmo është lojtari i përsosur për Nagelsmann. Me top ai asiston dhe i lehtëson gjërat për shokët e tij të skuadrës.

Me 22 vjet, Olmo ka të gjithë aftësinë për të udhëhequr një skuadër në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app