LAJMI I FUNDIT:

Dani Carvajal i çon një mesazh të fortë gjeneratës së re të Real Madridit para ndeshjes me Bayernin

Dani Carvajal i çon një mesazh të fortë gjeneratës së re të Real Madridit para ndeshjes me Bayernin

Veterani i Real Madridit, Dani Carvajal, i ka kërkuar lojtarëve të ri në klub që të jenë më të durueshëm, në një sezon ku Arda Guler u pa tejet i nervozuar me mungesën e minutave gjatë muajve të fundit.

Ka qenë një sezon i rikthimit për Carvajal, për të cilin një vit më parë tifozët kërkonin që klubi të përforcohej në krahun e djathtë të mbrojtjes, por këtë sezon ai ka qenë njëri ndër më të mirët në Evropë.

Kjo përfshin edhe kontributin e tij në fazën e sulmit, dhe ai ishte pyetur se si ndryshimi i sistemit ka pasur ndikim tek forma e tij.


“Ne kemi më shumë hapësirë dhe më shumë lojtarë brenda zonës. Unë po kontribuoj shumë në fazën ofanzive, por ne të gjithë e bëjmë këtë së bashku. Sistemi përshtatet varësisht nga kundërshtari”, ka thënë Carvajal.

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Lexo po ashtu Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Ai gjithashtu është pyetur për t’i dhuruar disa këshilla lojtarëve të rinj brenda ekipit.

“Disa vite më parë edhe unë isha në gjendjen e tyre. Ju duhet të fokusoheni në atë që bëjnë veteranët, por lojtarët e rinj tani po arrijnë mjaft të përgatitur. Do të kërkoja nga ata që të kenë durim. Gjithsecili kalon në momentet kur mbetet në bankë rezervë, dhe kjo ka të bëjë që të mësosh eksperienca të reja”.

“Roli i çdo lojtarit në ekip evoluon. Unë tani jam njëri nga veteranët dhe mundohem që të jem një shembull. Një koleg me të cilin ata mund të reflektojnë mbi vetveten, të kenë një bisedë me të. Tentoj që të sigurohem se të rinjtë po lëvizin në të njëjtin drejtim si ne të tjerët”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori