Dani Alves kthehet që ta përndjekë Atleticon në Camp Nou me një gol të bukur

Barcelona është duke e nëpërkëmbur Atletico Madridin në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.
Pas tre golave të realizuar në pjesën e parë, Balugranët e kanë realizuar edhe golin e katërt, derisa vetëm një herë kanë shënuar Los Rojiblancos.
Kësaj radhe ishte veterani Dani Alves, i cili tundi rrjetën e skuadrës mysafire, ndërkohë që ishte asistues i golit të parë të vendasve që e shënoi Jordi Alba.
Këtë herë ishte një kthim shërbime, pasi pikërisht Alba e dërgoi topin drejt qendrës dhe të gjithë e lanë për mbrojtësin brazilian, goditja e të cilit ishte e pandalshme.
Pritet të shihet intervenimi i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, për t'i ndryshuar gjërat, meqë skuadra e tij po pëson debakël. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































