Mes Jon Jones dhe Alexander Gustafsson nuk ka dashuri.

Kjo më së miri u tregua pas konferencës për media në UFC 232 mes dyshes.


Teksa suedezi dhe amerikani ishin duke pozuar, ky i fundit për një moment bën një hap para trupit të Gustafsson dhe këtë e përsëriti edhe suedezi.

Normalisht që e gjitha kjo shkaktoi një përplasje fizike të vogël mes tyre.

Por, ishte presidenti i UFC-së, Dana White, i cili ndërhyri shpejt mes tyre dhe nuk lejoi që situata mos të eskalonte më shumë.

1231627 534263456653465 1449401384 n

Jones dhe Gustafsson do të ndeshen më 29 dhjetor.

Dy nga sportistët më të mirë të UFC-së janë përballuar mes veti edhe pesë vite më parë në kuadër të UFC 154, Jones kishte fituar me vendim unanim. /Telegrafi/

telegrafi sport app