Skandalet e “Big Brother” këtë edicion nuk kanë fund. Qindra shikues kanë qenë të bindur se po bëhet një lojë e pistë me ta dhe gjithmonë kanë komentuar faktin e padrejtësive të bëra. Damiano, një nga banorët e këtij edicioni duket se ka qenë shumë i favorizuar. Ka qenë dy herë në rrezik për të dalë nga shtëpia e Big Brother dhe dy herë i është dhënë një mundësi tjetër.

Megjithatë, mundësia e dytë duket se ka kaluar gjithçka, pasi, ndonëse Big Brother tha se Damiano ka qenë i izoluar, nuk ka qenë e tillë. Pas publikimit të videos ku ai takon miqtë e tij, kanë mbërritur mesazhe nga llogaria e Damianos, ku ai komunikon me ish-banorin e kësaj shtëpie, fitues i edicionit të 8, Vesel Kurtishaj.


Mesazhet janë dërguar nga një person anonim, i cili thotë se e ka hackuar llogarinë e Damianos dhe i ka zbuluar pikërisht këto mesazhe, nga të dhënat e mbetura në mesazhe, duket se ata të çojnë direkt në profilin e Damianos në Facebook, me emrin Azdren Tirona. Në mesazhet e mëposhtme, ju do të shihni kur Damiano i shkruan Veselit se gjithçka ishte lojë dhe i kërkon të menaxhojë llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Veseli e paralajmëronte Damianon të bënte kujdes, duke i treguar dhe “sekretet” brenda shtëpisë. Mos ky edicion e ka të vendosur fituesin? Kjo mbetet të shihet... /JOQ/

jeta osht qef 2

jeta osht qef 3

jeta osht qef 4

jeta osht qef 5

jeta osht qef 6

jeta osht qef 7

jeta osht qef 8

jeta osht qef 9

jeta osht qef