Kryeqytetit i Rusisë është sulmuar në orët e para të mëngjesit, dhe kjo është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku Sergei Sobyanin duke thënë se disa prej dronëve u rrëzuan, por një përfundoi në një kompleks banimi në qytet.

Ky është edhe sulmi i dytë në kryeqytetin rus prej kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta po shkon gradualisht në “territorin e Rusisë”, pas sulmeve të dielën, transmeton Telegrafi.


Tani, në rrjetet sociale kanë dalë pamje të reja nga sulmit i së martës.

Njëra, që si duket ishte xhiruar në muzg tregonte momentin kur droni po fluturonte mbi qytet.

Një tjetër video, e xhiruar prej së largu tregonte momentin e një shpërthimi pas goditjes së objektit. /Telegrafi/