LAJMI I FUNDIT:

Dalin fotografitë e reja të Volkswagen Amarok 2022, pak ditë para prezantimit zyrtar

Dalin fotografitë e reja të Volkswagen Amarok 2022, pak ditë para prezantimit zyrtar

Volswagen ka publikuar disa pamje të fundit të kamionçinës së gjeneratës së re Amarok, pak ditë para prezantimit zyrtar me 7 korrik.

Fotografitë tregojnë gomën e përshtatshme për të gjitha terrenet e mbështjellë me një dizajn të ri të aliazhit të rrotës të prerë në formë diamanti.

Auto Express shkruan se mbi gomë mund të shohim një hark rezistentë rrotash dhe një pjesë të fenerëve të ri “IQ Light”, transmeton Telegrafi.


Me kamionçinën Mercedes X-Class që i mbijetoi tregut vetëm për pak kohë, Volskwagen Amarok ka qenë dominues në shitjet në linjën premium të segmentit të kamionçinave në dekadën e fundit. Kështu që nuk është befasi që po shohim një gjeneratë të re të Amarok.

Si pjesë e marrëveshjes në mes VW dhe Ford në lidhje me veturat komerciale, Amarok i ri do të ketë mjaftueshëm komponentë të përbashkët me modelin e ri Ranger të markës amerikane të veturave, pasi që në vitin 2018 të dy firmat kishin arritur marrëveshje për një aleancë strategjike mes tyre.

Ne veçse e kemi një ide se di do të duket Amarok i ri, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda, pasi që Volskwagen i shpërndau fotografitë e brendësisë së veturës, dhe siç duket Amarok do ta mbajë pozitën e saj të parë në linjën premium të kamionçinave. /Telegrafi/