E përditshmja britanike DailyMail i ka kushtuar vëmendje ngjarjes së fundit që ka tronditur shoqërinë shqiptare, duke përfshirë një përplasje fizike mes Trashëgimtarit të Kurorës shqiptare, Leka II, me ish-gruan e tij, Princeshën Elia dhe babain e saj 73-vjeçar, Gjergj Polikron Zaharia.
Sipas raportimit të DailyMail, ky incidenti ka ndodhur në kontekstin e një procesi divorci dhe ka përfunduar me shpërndarjen në rrjetet sociale të një videoje ku duket se tre personat janë përfshirë në një përleshje fizike. Princi Leka II, 41 vjeç, pretendon se ka qenë viktima e një sulmi me “objekte të forta” nga ana e ish-bashkëshortes dhe ish-vjehrrit të tij.
Princesha Elia, gjithashtu 41 vjeçare, ka thyer heshtjen ndaj kësaj ngjarjeje të cilën e ka përshkruar si “të tmerrshme” dhe ka theksuar se përfshirja e saj në përleshje ka qenë vetëm në përpjekje për ta ndaluar atë.
Ajo është shprehur se konflikti nuk ka pasur të bëjë me të, përveç faktit që ka tentuar të intervenojë dhe se tani po ndjek rrugët ligjore për zgjidhjen e çështjes.
Oborri Mbretëror Shqiptar ka reaguar ndaj ngjarjes përmes kanaleve të rrjeteve sociale, duke akuzuar policinë për rrjedhjen e pamjeve të video-së. Në një deklaratë zyrtare, thuhet se Princi Leka u sulmua më 5 mars dhe se videon e ka dorëzuar vetëm në stacionin e policisë si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij.
Oborri Mbretëror ka shprehur gjithashtu zhgënjimin e thellë ndaj institucioneve për zbatimin e ligjit për shkeljen e dyshuar të së drejtës për anonimitetin.
Ky incident ndodh pas shpalljes zyrtare të divorcit të çiftit mbretëror në janar të këtij viti.
Ata ishin martuar në vitin 2016 dhe kanë një vajzë, Princeshën Geraldine, të lindur në 2020. Pavarësisht se froni mbretëror shqiptar u shpërbë në vitin 1943, Princi Leka dhe ish-bashkëshortja e tij patën fituar zemrat e publikut që nga lidhja e tyre, me një ceremoni martese të madhe që u ndoq nga më shumë se 20 familje mbretërore nga e gjithë bota.
DailyMail rendit ngjarjen si një nga ato që kanë shkaktuar ‘shok’ në Shqipëri, duke përcjellë një histori që ka tërhequr vëmëndjen jo vetëm në vendin e origjinës por edhe ndërkombëtarisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi