Kohëve të fundmit është aluduar nëpër media një frazë të cilën Dafina Zeqiri e ka publikuar. Shumë prej tyre kanë spekuluar se kjo ndoshta është dedikim për ish-të dashurin e saj, DJ Geek.

Përmes rrjetit social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të publikohet kënga e saj më e re e titulluar “A je pendu”.


Sikurse për këngën paraprake, edhe në këtë të fundit për instrumentalin është përkujdesur producenti Cricket, ndërsa për melodinë e këngës është kujdesur vet këngëtarja.

Elinel, apo i njohur së fundmi si Rrugaço, e ka shkruar tekstin për projektin e radhës nga Dafina, ndërsa regjinë e videoklipit ka realizuar Joan Kamberaj.

dafina Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Dafina më parë ka paralajmëruar se është duke punuar në albumin e saj, të cilin e ka titulluar “Dafinë moj”. /Telegrafi/