Artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, janë bërë bashkë sërish për një tjetër bashkëpunim.

Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar së fundmi se po sjellin një projekt të ri muzikor.


Ata kanë ndarë edhe një pjesë të shkurtër të këngës, e cila siç thonë do të lansohet shumë shpejt.

Screenshot 9 45 Foto: Screenshot/Instagram

“Kaje shumë shumë shpejt”, thuhet në postimin që Limani ka shpërndarë në Instagram.

Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë të titulluar “Mos Shko” që u lansua para dy vitesh.

Screenshot 10 38 Foto: Screenshot/Instagram

Ky projekt ka grumbulluar mbi 18 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.

Besohet që edhe dueti i ri i tyre do të jetë një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/