Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të organizuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ftojnë edhe vende të tjera, dhe se këshilltar i presidentit Trump për siguri kombëtare John Bolton për këtë ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
“Për ta [SHBA] është e rëndësishme që Rusia të dakordohet dhe të marrë pjesë në këtë [marrëveshje], me përjashtim të pjesë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE). Fuqitë e mëdha duhet të jenë garantues të marrëveshjes, sepse duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe “Politika”.
I pyetur se sa është e rëndësishme për presidentin amerikan zgjidhja e çështjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se Donald Trump niset nga parimi se mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.
“Në qoftë se arrihet marrëveshja, kjo është një gjë e madhe pozitive për gjithë rajonin dhe për të gjitha vendet që do të jenë garantuese, përfshirë vendin në të cilën do të nënshkruhej – Shtetet e Bashkuara. Kjo është një plus për politikën e Trumpit dhe për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë është Daçiq.
Në veçanti, sipas Daçiqit, në qoftë se për këtë dakordohen Beogradi dhe Prishtina, do të ishte suksesi i tyre [amerikanëve] diplomatik.
“Por, tani për tani, nuk ka indikacione se do të ketë një ndryshim formal në formatin e dialogut, respektivisht përfshirjen e Amerikës, sepse ai do të duhet të ndryshojë gjithashtu në një mënyrë shumë formale”, tha Daçiq.
Ai tha se “pa marrë parasysh se sa BE-ja do të jetë e preokupuar me problemet e saj, edhe më tej do të vazhdojë t’i përmbahet këtij formati, por do të ketë nevojë, siç tha Trump, që të mos humbet momentumi dhe të mos pritet shumë. Formalisht, përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialog nuk ishte e paraparë. Ata kurrë nuk e kërkuan këtë”, tha Daçiq.
Daçiq tha se procesi i negociatave është në defansivë totale dhe në pat pozicion, dhe se për të vazhduar dialogun është e nevojshme që Kosova të tërheq taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë.
Daçqi vlerëson se për shkak të zgjedhjeve në BE dialogu do të jetë në pat pozicion, sepse duhet të bëhet edhe konstituimi i organeve, kurse përfaqësuesi i lartë i BE-së zgjidhet tek kah fundi i vitit të ardhshëm.
Ai tha se në gjithë këtë situatë nuk shihet ndonjë perspektivë se mund të pritet një rrjedhë e suksesshme e dialogut as në vitin e ardhshëm.
“Prandaj të gjitha fjalët se do të ketë zgjidhje të shpejtë janë tepër fantastikë shkencore”, tha ai /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës