Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar me deklarata lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se suksesi në dialog varet nga ajo se sa pala kosovare është e gatshme për kompromis.
“Nëse ata mendojnë se kompromisi dhe zgjidhja është që ne thjesht ta njohim Kosovën, duhet ta dinë që është jo reale dhe askush nuk mund ta kërkojë këtë”, ka thënë Daçiq për TV Pink, transmeton Telegrafi.
Shefi i diplomacisë serbe shtoi se qëllimi i tyre është që Serbia të ruajë interesat e saj nacionale dhe shtetërore.
Më tej ai ka thënë se tash e tetë vjet, po luftuar për temën e Kosovës.
“Në këto tetë vjet, ne kemi filluar negociata serioze dhe dialogu duhet të vazhdojë. Sigurisht se ne kemi bërë edhe diçka të gabuar. Së pari, fakti që ne iu drejtuam Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg, të cilën ata e përdorin sot si alibi se gjithçka është zgjidhur, dhe tjetra është se Tadiq e ndryshoi vendimin e Qeverisë dhe rezolutën e paraqitur të Jeremiqit e barti në Bruksel”, tha Daçiq.
Siç thotë ai, çfarëdo që të bëhet dhe çfarëdo marrëveshje të arrihet, ajo duhet të verifikohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Ekziston dëshira për të shpejtuar negociatat, por edhe një mungesë idesh se cili do të ishte ai kompromis”, tha Daçiq, duke theksuar se Beogradi e ka thënë qartë se do të vazhdojë dialogun pas zgjedhjeve.
“Dashtë Zoti që të zgjidhet kjo dhe ne të kënaq interesat tona nacionale, por nuk jemi shumë optimistë”, tha Daçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht