Reperi me famë ndërkombëtare, DaBaby, ka arritur sot (e hënë) në Prishtinë.

Ai ateroi në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” gjatë pasdites, pasi në mbrëmje do të performojë në një nga diskotekat e qytetit.


Me të arritur në Kosovë, reperi i cili ka bashkëpunuar me Dua Lipën në hitin “Levitating” publikoi disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram nga aterimi me aeroplanin e tij privat.

dababy 292690272 3312384359045734 700193371269015791 n 1

I veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë me zinxhirë rreth qafës, reperi emri i vërtetë i së cilit është Jonathan Lyndale Kirk, u fotografua me një tufë të parave në duar gjatë zbritjes nga aeroplani.

“Sapo aterova në Kosovë, shtet i ri me një gjuhë ndryshe çdo ditë...dhe unë nuk kam publikuar asnjë album në dy vite. Dashuria globale ka qenë ndryshe”, shkroi DaBaby në Instagram.

Reperi i hitit “Levitating” përndryshe vitin e kaluar pati një rënie të madhe në karrierë, kjo pasi në një prej paraqitjeve të tij në një festival ai bëri deklarata homofobike, të cilat u bënë temë diskutimi në të gjitha mediat.

Më pas ai u detyrua t’i kërkonte falje komunitetit LGBTI+, por pavarësisht kësaj, shumë festivale filluan ta bojkotojnë atë dhe kështu ai shënoi një mungesë të madhe koncertesh nga sa kishte planifikuar të realizonte.

dababy 293191792 3362105084065120 4801591089765397256 n 1

Kjo “rënie” mendohet se edhe se ka qenë arsye se pse ai ka pranuar të këndojë edhe në koncerte private të diskotekave në Kosovë, përkundër famës së tij internacionale që kishte nisur ta ndërtonte. /Telegrafi/

dababy 293463161 600930084736632 6331135838912897139 n