Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone rrezikon një ndalesë prej dy ndeshjesh mos-lojë pasi që Federata Italiane e Futbollit [FIGC] ka kërkuar pamjet e videove të golit të tij me dorë kundër Lazios.

Cutrone realizoi golin e parë në fitoren 2-1 të Rossonerëve ndaj Lazios te dielën mbrëma në San Siro.


Goli i talentit italian u pranua si i rregullt, por pas ndeshjes dolën pamjet se ai ishte i parregullt dhe nuk duhej pranuar pasi lojtari kishte shënuar me dorë.

Milan Lazio 1 Patrick Cutrone (Getty Images)

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, tani FIGC do të hetojë incidentin tek goli i Cutrones.

Gjyqtari i FICG-së tani do të vlerësojë nëse i riu ka kryer "sjellje josportive" dhe nëse prekja e tij ishte "e qëllimshme".

Nëse Cutrone shpallet fajtor për të dy akuzat, ai mund të pezullohet nga Federata Italiane.

Dënimi që do t'i jepet 20-vjeçarit italian do të jetë për dy ndeshje mos-lojë.

Kështu, Cutrone do të mungonte nga udhëtimet e ardhshme të Rossonerëve në Udinese dhe SPAL. /Telegrafi/

telegrafi sport app