Milani ka gjetur golin e parë në derbin e javës në Serie A ndaj Lazios, por ekipi nga kryeqyteti ka gjetur shpejt barazimin. 

Është sulmuesi i talentuar italian, Patrick Cutrone, i cili ka shënuar me kokë nga afërsia për 1-0.


Goli i Cutrones erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas harkimit të saktë të Hakan Calhanouglu.

Pa kaluar mirë pesë minuta Lazio ka gjetur golin e barazimit me anë të anësorit Adam Marusic, i cili shënoi për 1-1. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6dudka

https://www.dailymotion.com/video/x6dudst

telegrafi sport app