Çun Lajçi me poezi prekëse dedikuar vajzës së ndjerë (Foto)

Është ndarë nga jeta gjatë paraditës së sotme vajza e aktorit Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.
E ndjera ishte me profesion aktore, njëlloj si babai i saj.
Ky i fundit i ka dedikuar disa vargje prekëse të bijës së ndjerë në rrjetin social Facebook.
Kjo është poezia e shkruar nga Çun Lajçi, në kujtim të vajzës të tij:
“A këputet peni moj e mira ime S’po t’shkruaj ma Si herave tjera për t’iu kthye Pendimit Se nenin e lidhun n’fyt E paske zhgjidhë vetëm, Pa m’pritë mua nga rrugë e largët Shpresash paske ikë mbramë N’udhëtimin tand t’fundit Diku n’Ashkelon N’kërkim t’fatit e t’vajit Oooo Mos ma vajtoni Se sherua qenka përgjithmonë Tue kërkua gurin e vet të varri” /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/11/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































