Ronela Hajati ka performuar mbrëmë (e martë) e para në gjysmëfinalen e “Eurovision 2022”.

Ajo nuk arriti të kualifikohej në finale, ndonëse kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë nga juria.


Për performancën e Hajatit të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale dhe një prej tyre së fundmi e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi.

Ky i fundit ka shpërndarë një postim në Facebook, ku kujton një deklaratë që kishte bërë më herët në lidhje me këngën “Sekret”, i cili theksoi se vetëm këngë shqiptare nuk mund të ishte.

Postimi i plotë i Çunit (pa ndërhyrje):

“Ky asht Ballkani i Hapur! Pata shkrua atë natë, kur kjo kangë fitoi n’Tiranë, e pata thanë: Gjithçka mund t’jetë, veç kangë shqiptare s’mund t’jetë! E gjysa e Shqipnisë nisën me m’sha! Kend keni me sha tash, ju andej, se ne kendej jemi t’shamë që 100 vjet!”. /Telegrafi/