LAJMI I FUNDIT:

Çudia vjen nga Kupa e Kombeve të Afrikës, gjyqtari përfundon ndeshjen para kohe duke krijuar kaos

Çudia vjen nga Kupa e Kombeve të Afrikës, gjyqtari përfundon ndeshjen para kohe duke krijuar kaos

Gjyqtari zambian, Janny Sikazwe, kishte një paraqitje aspak të mirë në ndeshjen që Tunizia e humbi ndaj Malit në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke dhënë dy penallti të diskutueshme, duke përjashtuar një lojtar dhe duke e mbyllur ndeshjen dy herë para se të përfundonin 90 minutat.

Ndeshja e vlefshme për Grupit F ishte kryesisht normale deri në fazat e hershme të pjesës së dytë, kur Malit iu dha një penallti për një prekje me dorë në zonë.

Ibrahima Kone shënoi në atë që rezultoi të ishte goli vendimtar në këtë ndeshje.


Tunizia pastaj fitoi një penallti kur gjyqtari Sikazwe tregoi në pikën e bardhë pas një tjetër lojë të diskutueshme me dorë në zonë, megjithatë, gjuajtja e Wahbi Khazrit nuk u kthye në gol.

Sikazwe fillimisht e mbylli ndeshjen në minutën e 86-të përpara se t’i thuhej nga ndihmësit e tij se kishte ende kohë për të luajtur.

Një minutë më vonë ai e përjashtoi nga loja El Bilal Toure, në atë që po konsiderohet një vendim i ashpër i gjyqtarit.

Dhe pas pak sekondash, para se të mbaronin 90 minutat, Sikazwe e mbylli ndeshjen, duke shkaktuar protesta të furishme nga bankina tuniziane.

90 minutat nuk ishin mbyllur ende dhe i Tunizisë, Mondher Kebaier u fut në fushë.

Gjyqtarit iu desh ta linte fushë me masa të rrepta sigurie.

https://www.youtube.com/watch?v=nV38gYy6hEs&ab_channel=AisD%C3%A9crypte

Pas shumë diskutimesh u tha se ndeshja do të rifillonte për të luajtur minutat shtesë.

Megjithatë, lojtarët e Tunizisë mësohet se kanë refuzuar ta bëjnë këtë.

Në fund fitorja iu dha Malit pasi përfundimisht lojtarët e Tunizisë nuk kanë dashur ta dalin më në fushë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori