LAJMI I FUNDIT:

Crvena Zvezda mbërrin në pikën kufitare, priten nga kryetari Rakic dhe tifozët e tyre

Crvena Zvezda mbërrin në pikën kufitare, priten nga kryetari Rakic dhe tifozët e tyre

Klubi serb, Crvena Zvezda ka mbërritur në pikën kufitare të Kosovës, Jarinje, për të tentuar hyrjen në vendin tonë.

Crvena Zvezda ka udhëtuar drejt Kosovës për të tentuar zhvillimin e ndeshjen në Mitrovicë nga ora 14:00 ndaj klubit ilegal serb, Trepça.

Ekspedita e klubit nga Beogradi është nisur dje për në Kosovës, ndërsa tani kanë arritur në pikën kufitare në Jarinjë.


Drejtori i klubit ilegal serb Trepça, Jakshiq: Nuk e dimë nëse do të zhvillohet ndeshja me Crvena Zvezdan
Lexo po ashtu Drejtori i klubit ilegal serb Trepça, Jakshiq: Nuk e dimë nëse do të zhvillohet ndeshja me Crvena Zvezdan

Ata do të tentojnë hyrjen në Kosovë edhe përkundër lajmërimeve se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë të vendosur tashmë aty në pikën kufitare të Jarinjes.

Qëllimi i Policisë së Kosovës është të ndalojë klubin serb të futet në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen në Mitrovicë.

Ndryshe, në pikën kufitare gjendet edhe kryetari i Listës Serbe dhe Mitrovicës së Veritur, Goran Rakiq dhe tifozët e klubit Delije. /Telegrafi/