LAJMI I FUNDIT:

Çrrënjoseni sjelljen e padëshiruar: Si të mësoni qenin që të mos kërcejë mbi njerëz?

Çrrënjoseni sjelljen e padëshiruar: Si të mësoni qenin që të mos kërcejë mbi njerëz?

Lexoni se si të çrrënjosni këtë shprehi të qenit tuaj…

Kur këlyshi arrin në shtëpinë tuaj do të duhej menjëherë të filloni me dresurën dhe me pengimin e qenit që të mos kërcejë mbi njerëz, transmeton Telegrafi.

Prandaj është me rëndësi që në fillim t’ua tërhiqni vërejtjen njerëzve (në shtëpi, mysafirëve, kalimtarëve, që këlyshin të mos e ngacmojnë dhe të mos e përkëdhelin nëse fillon të kërcejë, por që ta injorojnë dhe të largohen nga ai.


Natyrisht, meqenëse socializimi është shumë i rëndësishëm, kjo nuk do të thotë që duhet penguar çfarëdo kontakti midis këlyshit dhe njerëzve.

Në të vërtetë, qëllimi është të mësohet këlyshi që kur është i vogël që kujdesin, përkëdheljen dhe ëmbëlsirat do t’i fitojë kur nuk kërcen.

Edhe te qenët e rritur parimi është i njëjtë, vetëm që është më vështirë të ndryshohet dhe të çrrënjoset sjellja e mësuar dhe e rrënjosur fort.

Kur të fillojë të kërcejë mbi ju, kthejani shpinën dhe injorojeni (mos e shikoni, mos iu drejtoni, mos e shtyni).

Çdo kujdes, madje edhe negative, si p.sh. shtyrja dhe britma, mund të jenë nxitje e mjaftueshme që të vazhdojë sjelljen e padëshirueshme.

Nëse jeni në shtëpi, ndërkaq qeni është kërkues, dilni nga dhoma dhe shkoni në lokalin tjetër për dhjetëra sekonda, pastaj në mënyrë të qetë dilni dhe përsëriteni këtë procedurë.

Sjelljen e dëshirueshme nxiteni me lavdërim apo me përkëdhelje dhe me ton të qetë në mënyrë që qeni të mos shqetësohet sërish.

Natyrisht, kërcimin assesi mos e dënoni fizikisht!

Këmbëngulja dhe vazhdimësia janë çelësi i këtij trajnimi! Nëse ju nevojitet përkrahja, drejtohuni veterinarit apo ekspertit për sjellje të qenve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Bëje vet
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Zhbllokoni banjën me këto produkte shtëpiake

Zhbllokoni banjën me këto produkte shtëpiake

A e dini se...
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
10 fraza që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë kur takojnë dikë për herë të parë

10 fraza që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë kur takojnë dikë për herë të parë

Lifestyle
Kalo në kategori