Cristiano Ronaldo së fundmi ka shijuar një darkë romantike me partneren e tij, Georgina Rodriguez, pas planeve për martesë.

I njëjti është duke planifikuar të martohet me të dashurën e tij pas tri vitesh njohje së bashku, edhe pse akoma nuk është bërë e ditur ndonjë datë e caktuar.


Përfshirë të gjitha këto, Cristiano dhe Georgina u panë duke darkuar të lumtur pranë njëri-tjetrit në Turin, Italy, të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

19249120 7533239 image a 32 1570100533466 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në një darkë romantike në Italy (Foto: Backgrid)

34-vjeçari dhe ish-asistentja e 'Gucci', 25-vjeçe, janë duke u takuar qysh nga viti 2016 dhe ai tha se do të martohet me Georginan pasi kjo është edhe ëndrra e së ëmës.

Çifti mbase mund të kenë festuar edhe pas shënimit të yllit të Juventusit kundrejt Bayer Leverkusen të enjten në mbrëmje.

19249122 7533239 image a 33 1570100536241 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez në një darkë romantike në Italy (Foto: Backgrid)

Georgina, e cila së fundmi lansoi bashkëpunimin me Yamamay, është shprehur: "Çfarë ndjej për të është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, bashkë jemi të fortë".

Çifti u takuan fillimisht në një dyqan të "Gucci" në Spanjë, ku zeshkania po punonte si asistente e shitjes, para se të takoheshin në një eveniment tjetër ditë më vonë.

Teksa flet për atë takim, ajo e përshkruan: "Ne biseduam shumë të relaksuar, jashtë punës time. Ishte dashuri në shikim të parë". /Telegrafi/

18564550 7533239 Her love The former shop assistant confessed that it was love at a 46 1570101790858 Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)