LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë jetën e natës teksa argëtohen në një klub në Ibiza

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë jetën e natës teksa argëtohen në një klub në Ibiza

Ata kanë shijuar pushimet në Mallorca me pesë fëmijët e tyre.

Dhe Cristiano Ronaldo me partneren e tij Georgina Rodriguez u panë teksa po shijonin një natë në Ibiza, të Spanjës të shtunën (25 qershor).

Sulmuesi i Manchester United, 37 vjeç, dhe ish-asistenti i shitjeve, 28 vjeç, u panë së bashku në klubin e natës dhe kabarenë “El Lio”.


Ronaldo shfaqi stil i veshur me një xhaketë të kaltër, pantallona të ngjashme dhe zinxhirë argjendi, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Georgina tregoi fizikun e saj të jashtëzakonshëm me një fustan të gjelbër dhe u përshtat me të dashurin e saj me një gjerdan të ngjashëm argjendi.

Çifti i famshëm po përqafoheshin dhe putheshin në klub ndërsa kërcenin natën me miqtë, ndërsa në imazhet e kapura ata dukeshin në formë të mirë krah njëri-tjetrit.

Që kur u takua në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” ku ajo punonte, Georgina ka ndjekur pesë herë fituesin e Topit të Artë Ronaldo nga Madridi në Torino dhe më pas në Manchester, teksa ai u largua nga Real Madrid për Juventus dhe United.

Djali më i madh i Ronaldos, Cristiano Jr. lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, por u kthye menjëherë në Madrid për t’u rritur në Spanjë. Identiteti i nënës së tij nuk dihet.

Në qershor 2017, ylli i atëhershëm i Real Madridit i befasoi fansat me lajmin se kishte mirëpritur binjakët Eva dhe Mateo përmes një surrogate, dhe vetëm një muaj më vonë ai dhe Georgina njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Më pas Georgina solli në jetë vajzën e tyre Alana më 12 nëntor 2017. Në tetor 2021 çifti zbuloi se prisnin binjakë, por në mënyrë tragjike djali i tyre vdiq në lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi.

Pas lindjes së vdekur shkatërruese, çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur vëllain binjak të fëmijës.

Garazhi milionësh i Cristiano Ronaldos - makinat luksoze të yllit portugez që kapin vlerën e mbi 19 milionë eurove
Lexo po ashtu Garazhi milionësh i Cristiano Ronaldos - makinat luksoze të yllit portugez që kapin vlerën e mbi 19 milionë eurove

Duke postuar një foto për 430 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo e ka përqafuar vajzën e tij ndërsa shoqërohej nga partnerja spanjolle Georgina dhe katër fëmijët e tyre – tre prej të cilëve futbollisti ia ka nga nënat surrogate.

Muajin e kaluar, Georgina dhe Cristiano zbuluan se e kishin quajtur vajzën e tyre Bella Esmeralda në një postim në Instagram. E dashura e futbollistit bëri të ditur emrin që kishin zgjedhur së bashku me tre foto të adhurueshme ku vogëlushes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori