LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, shënohen 13 të vdekur dhe 171 raste të reja brenda 24 orëve 

COVID-19, shënohen 13 të vdekur dhe 171 raste të reja brenda 24 orëve 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori