Coutinho te Barcelona, pagën se Pique e Iniesta

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, e ka vënë në krye të listës yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Sipas asaj që shkruan Sport, Robert e ka përcjellë Coutinhon në disa ndeshje dhe përparësia e brazilianit është se ai mund të luajë në disa pozicione.
Coutinho ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2022 me Liverpoolin dhe paguhet 5 milionë euro në vit.
Nëse Coutinho vjen te Barca, do të ketë pagë të njëjtë me yjet e skuadrës si Andres Iniesta dhe Gerard Pique.
Në ditët në vijim pritet të ketë bisedime mes palëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































