Autoritetet e futbollit evropian janë mbledhur në një vend dhe janë duke diskutuar që të mbyllin të gjitha aktivitetet deri në muajin shtator.

Liga Premier thuhet se po e mendon seriozisht vazhdimin e sezonit në muajin shtator, derisa ka suspenduar të gjitha takimet deri më 4 prill.


Shtëpia e futbollit evropian duke se do t'i ndjekë hapat e njëjtë dhe do të suspendojë këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe atë të Evropës deri në muajin shtator.

hi res 6f87a5229901a09f4fedfb42587ba917 crop north

Gjendja nga coronavirusi sa shkon e rëndohet, sidomos në Itali e që autoritetet e futbollit nuk duan të rrezikojnë më shumë.

Ideja që ngjarjet sportive të rikthehen në fillim të muajit prill, po cilësohen si qesharake dhe jo serioze, bazuar në ngjarjet e fundit që po kalon bota shkaku i pandemisë.

Sonte mund të ketë një vendin rreth asaj nëse vazhdohet në prill me futboll apo caktohet për në muajin shtator. /Telegrafi/

telegrafi sport app