LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi pritet ta frenojë rritjen e ekonomisë botërore

Coronavirusi pritet ta frenojë rritjen e ekonomisë botërore

Përhapja e Coronavirusit vdekjeprurës tashmë kërcënon të prishë stabilitetin e brishtë të ekonomisë botërore, e cila vetëm para pak ditësh dukej e gatshme të përfitonte nga faza e parë e marrëveshjes tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës dhe shenjat e një kthesë teknologjike. Ndërsa është ende shumë herët për të vlerësuar ndikimin e plotë në Kinë, ku pushimet kombëtare janë zgjatur dhe qyteti Wuhan është mbyllur, tashmë është e qartë se virusi po dëmton konsumin dhe turizmin.

Prodhimi industrial gjithashtu po ndikohet thellësisht për aq kohë sa fabrikat ende nuk po fillojnë punën kur normalisht do të duhet t’i ktheheshin aktivitetit të plotë pas pushimeve të Vitit të Ri kinez. Por jo vetëm Kina! Ndikimi sigurisht do të shtrihet edhe më tej. Të parat janë të gjitha ato ekonomi që mbështeten në kërkesën kineze, përcjell Telegrafi.

Bloomberg Economics ka bërë me dije se fqinjët aziatikë dhe eksportuesit e mallrave kineze do të përballen me goditjen më të madhe.


Kompanitë botërore përfshirë Honda Motor dhe Nissan Motor janë ndër fabrikat që kanë evakuuar punëtorët nga zona e prekur, ndërsa shitësit me pakicë dhe zinxhirët e restoranteve po pezullojnë ose kufizojnë operacionet për të mbrojtur punëtorët.

Coronavirusi godet bursat botërore, investitorët i shqetësohen pasojave ekonomike
Lexo po ashtu Coronavirusi godet bursat botërore, investitorët i shqetësohen pasojave ekonomike

“Coronavirusi në Wuhan paraqet një rrezik domethënës për perspektivën ekonomike afatshkurtër të Azisë dhe Paqësorit në vitin 2020, ama nëse epidemia vazhdon të përshkallëzohet në javët e ardhshme, pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Shkalla dhe kohëzgjatja e këtij shoku negativ në rritjen ekonomike të rajonit do të varet nga sa shpejt mund të vihet nën kontroll epidemia e virusit në Wuhan dhe kudo ku ka të prekur”, është shprehur Rajiv Biswas, kryekonomist për Azinë në IHS Markit.

Nga ana tjetër, qyteti Wuhan po përballet padyshim me dëmin më të madh ekonomik. Qyteti me 11 milionësh banorë është boshatisur si një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, duke lënë rrugë miliona njerëz të izoluar dhe të papunë. Ekonomia e tij 214 miliardë dollarëshe përbën rreth 1.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai është një qendër e rëndësishme logjistike, prodhimi automatik dhe çeliku në pjesën qendrore të Kinës, duke rritur më tej ndikimin e ndërprerjeve për të udhëtuar dhe zhvilluar aktivitete ekonomike atje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori