Coronavirusi ka paralizuar çdo aktivitet sportiv nëpër botë dhe është bërë një situatë e padurueshme për lojtarët.
Që nga fillimi i muajit mars, ligat më të mëdha evropiane vendosën njëzëri që të suspendojnë ndeshjet për një kohë të pacaktuar, por që anin dalëngadalë po i rikthehemi normalitetit.
Gazetari i BBC, Dan Roan ka bërë një analizë rreth asaj se kur mund të rikthehen kampionatet në aksion he cila do të jetë situata e mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.

Futbolli do të rikthehet, padyshim që mbrapa dyerve të mbyllura, por nuk mund të dihet se kur një gjë e tillë do të ndodhë, kështu kishte thënë përfaqësuesi i top pesë ligave evropiane.
Alberto Colombo, sekretari gjeneral i Liga Evropiane ka thënë se suspendimi i sezonit shkaku i pandemisë coronavirus ka shkaktuar një krizë të madhe.
“Shumica dërrmuese”të anëtarëve, duke përfshirë këtu Ligën Premier dhe ligat e tjera të Anglisë, kanë propozuar që futbolli të rikthehet”, ka thënë ai.
“Por, një numër i vogël nuk duan të rrezikojnë dhe janë të gatshëm që të anulojnë totalisht sezonit, përfshirë këtu Belgjikën që e konsideron një gjë të tillë”.
Futbolli aktualisht është i suspenduar në ligat e mëdha të Evropës, derisa Covid -19 po vazhdon të përhapet.
Klubet nga Liga Premier kanë lënë një takim të premten e 17 prillit për të diskutuar se kur do të rikthehet në aksion, por që duan që kampionati të përfundojë shpejtë, gjersa u kanë mbetur edhe nëntë xhiro.
Javën e kaluar, shpresat filluan të rriteshin, pasi disa prej klubeve gjerman u rikthyen në aksion, e që thuhej se do të riktheheshin në muajin maj.
Por, Colombo ka bërë të ditur se ende nuk janë kushtet për të vazhduar me ligat dhe duhet ndjekur disa protokolle.
“Prioriteti është tani që të krijohen kushte dhe të luhen ndeshjet pas dyerve të mbyllura, kështu që organizatorët kanë krijuar protokolle mjekësore, për stërvitje, dhe protokolle për operimet në ndeshje”.
“Por, natyrisht se është e pamundur t’u përgjigjemi pyetjeve: ‘Kur do të rikthehemi të luajë? Askush nuk mund të përgjigjet”.
“Përfundimisht, të gjithë e dimë se qeveritë e vendeve do të marrin vendimin se kur duhet të ndodhë një gjë e tillë”, ka shtuar ai.
Gjermania ka bërë më shumë testime në këto javë dhe ka filluar të rikthehet në normalitet, për dallim nga vendet e tjera evropiane, përcjell Telegrafi.
Federata e Futbollit të Italisë shpreson që të rifillojë me testimin e lojtarëve kundër virusit në fillim të muajit maj, si përgatitje për vazhdimin e sezonit.
“Nuk ka asnjë dyshim se shëndeti i lojtarëve është në rend të parë, dhe i të gjithë atyre që përfshihen në klub – stadi, mediat, të gjithë duhet të jenë të sigurt”, ka thënë Colombo.
“Është gjë e rëndësishme për t’ bërë testet dhe mos të shkaktojmë kaos shëndetësor. Por, tani për tani situatat nuk janë të njëjta nëpër Evropë”.

Liga e Belgjikës e ka njoftuar FIFA se dëshirojnë të anulojnë sezoni shkaku i shqetësimeve me shëndetin publik, ndërsa njoftimi i tyre ende mbetet pezull, pasi është suspenduar deri më 24 prill.
Colombo më tej ka sqaruar se mund të rikthehet nga e para të gjitha kampionatet, por edhe që duhet të respektojnë çdo vendim që marrin ligat.
UEFA pritet të mbajë një video-konferencë në javën e ardhshme për të vendosur një fazë tjetër për t’u marrë me krizën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri