LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, ​Ahmeti thotë se pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejt

Coronavirusi, ​Ahmeti thotë se pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejt

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e Coronavirusit edhe në rajon dhe zhvillimet në vendet e prekura, Kosova ka mundësinë që masat parandaluese t’i ndërmerr tani.

Ahmeti ka thënë se ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë, transmeton Telegrafin.

“Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.


Ndryshe, deri tani në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast me Coronavirus. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, si dhe kanë dhënë disa rekomandime, që të shmangen kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksionet akute të frymëmarrjes dhe të mbahet higjiena personale. /Telegrafi/