LAJMI I FUNDIT:

Conte: Jan dy ekipe më të forta se Chelsea në Ligën Premier

Conte: Jan dy ekipe më të forta se Chelsea në Ligën Premier

Antonio Conte beson që Manchester United dhe Manchester City kanë skuadrat më të forta në Ligën Premier edhe pse Chelsea i tij është 10 pikë para ndjekësve në kampionat. 

Chelsea pret Unitedin në një ndeshje të vlefshme për Kupën FA në Stamford Bridge.

“Mendoj që Manchester United dhe City, i kanë skuadrat më të forta në kampionat”.


“Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj, talentë të mëdhenj dhe eksperiencë të madhe”.

“Sigurt do të jetë një ndeshje e fortë, për ne dhe për ata. Ne kemi identitet dhe skuadër të fortë. Ne tregojmë futboll të mirë. Por sigurisht do të jetë një ndeshje e vështirë për ne kundër Untied. Përballemi me një ekip të mirë, të fortë”.

Po ashtu Conte u ndal që ta përkrahë edhe trajnerin e Arsenalit, Arsene Wengerin, i cili është në presion të shkarkimit.

“Nuk është një moment i lehtë për Wengerin, por jemi duke biseduar për një trajner të madh”.

“E mendoj, 20 vit te Arsenali, ai ka bërë shumë mirë. Ka punuar shumë. Çdo vit Arsenali ka luajtur në Ligën e Kampionëve. Nuk është e lehtë në një kampionati si ky”, ka thënë Conte.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori